string(102) "ish-deputeti-i-kosoves-ndalohet-nga-autoritetet-serbe-mpj-bashkesia-nderkombetare-te-reagoje-menjehere"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 15:18

Ish-deputeti i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe, MPJ: Bashkësia Ndërkombëtare të reagojë menjëherë

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 15:18

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdarë paraditen e sotme.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se ai “ishte në tranzit drejt Sllovenisë”, ndërsa u bë e ditur se për këtë janë njoftuar edhe misionet diplomatike.

“Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin”, thuhet në reagim.

MPJ tha se e dënon fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare “të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast. Çdo informacion i ri do të shpërndahet menjëherë pas konfirmimit zyrtar”, thuhet në reagim.