Ish-delegati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Shaip Shala ka ngritur dyshime për ndeshjen e sotme mes Rahovecit dhe Suharekës.
Rahoveci ishte duke avancuar 2:0, por mysafirët arritën ta përmbysnin rezultatin dhe të shënonin fitore.
E sipas Shalës, kjo ndeshje është e dyshimtë teksa përmend portierin e Rahovecit ndër të tjera.
“Po reagoj me qëllime të mira, si njeriu i cili e ka përcjellur KF Rahovecin plotë 65 vjet, qoft si tifoz, zyrtar i klubit para dhe pas lufte në kohë më të vështira, duke sakrifikuar shumë, si delegat i Kuvendit të FFK në dy mandate, së fundmi edhe si gazetar, nëse i ka mbetur kryesisë së klubit tek imazhi i klubit ndër pesë më të vjetër në Kosovë, nëse ekziston pak ndërgjegje dhe moral, portieri i cili ka mbrojtur sot duhet larguar nga klubi qysh sonte automatikisht! Hulumtimet e mia rreth rezultatit prej 2:0 në 2:3 nuk do të ndalen aspak, të cilat i kam filluar menjëherë pas ndeshjes! Sepse KF Rahoveci e ka emrin e shenjtë në futbollin kosovar, dhe nuk meriton qasjen për t’u dyshuar. P.S. Ky reagim nuk ka të bëj asgjë kundër miqve të mi nga Suhareka fqinje, të cilëve i uroj fitoren, duke iu dëshiruar sukseseeee!”, shkroi Shala
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...