Melinda French Gates tha se u mbush me “trishtim të pabesueshëm” kur javën e kaluar u publikuan dokumente të tjera që detajojnë lidhjet e ish-bashkëshortit të saj dhe bashkëthemeluesit të Microsoft, Bill Gates, me të ndjerin dhe të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein.
Filantropistja, e cila u divorcua nga Gates në vitin 2021, foli hapur për reagimin e saj ndaj polemikës, duke thënë se ishte “e lumtur të ishte larg gjithë baltës”, në një video-paraprirëse të paraqitjes së saj në podkastin “Wild Card” të NPR-së.
“Çfarëdo pyetjesh që mbeten aty për atë se çfarë – as që mund të filloj ta di të gjithën – ato pyetje janë për ata njerëz dhe madje edhe për ish-bashkëshortin tim. Ata duhet të përgjigjen për ato gjëra, jo unë”, tha ajo, shkruan CNN.
Marrëdhënia e gjatë mes Gates dhe Epstein është e dokumentuar gjerësisht, por pyetje të reja dolën në pah për marrëveshjet e tyre kur më shumë se 3 milionë faqe dokumentesh të lidhura me hetimin e Epstein u publikuan nga Departamenti amerikan i Drejtësisë të premten e kaluar.