Ish-bashkëpunëtori i presidentit rus: Vetëm Lufta e Tretë Botërore e ndal Putinin - Gazeta Express
string(80) "ish-bashkepunetori-i-presidentit-rus-vetem-lufta-e-trete-boterore-e-ndal-putinin"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 14:20

Ish-bashkëpunëtori i presidentit rus: Vetëm Lufta e Tretë Botërore e ndal Putinin

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 14:20

Një nga kundërshtarët më të fuqishëm të Vladimir Putin deklaroi gjatë një interviste se Perëndimi dhe vendet e NATO do të tërhiqen në mënyrë të paevitueshme në një përballje ushtarake të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Në një kohë kur Volodymyr Zelensky po kërkon avionë luftarakë nga partnerët, biznesmeni që jeton larg Rusisë, Mikhail Chodorkovsky bën një analizë sipas të cilës vetëm një Luftë e Tretë Botërore mund ta ndalë diktatorin.

Lexo Edhe:

“Vendet e NATO dhe të Evropës Perëndimore duhet të luftojnë seriozisht. Herët apo vonë do të duhet të përballen dhe sa më parë ta kuptojnë aq më mirë është sepse Putin nuk mund të ndalet. Tërheqja për të nënkupton vdekjen”, u shpreh një ndër ish-njerëzit më të pasur të Rusisë.

Chodorkovsky u dënua me 10 vite burg gjatë regjimit të Putin, pasi kritikoi liderin e Kremlinit. Ai u lirua në 2013 falë një amnistie presidenciale dhe prej asaj kohe jeton në Britani.

Sipas tij, viti i parë i luftës në Ukrainë është vetëm një test, ndërsa gjithçka në luftime do të bëhet me serioze më pas. Ai shton se regjimi i Putinin mund ta mbajë stabilitetin vetëm në situata lufte