Ish-banorja e Big Brother kurorëzon dashurinë e saj në martesë - Gazeta Express
string(62) "ish-banorja-e-big-brother-kurorezon-dashurine-e-saj-ne-martese"

Ish-banorja e Big Brother kurorëzon dashurinë e saj në martesë

Gazeta Express

22/07/2020 15:49

Prej më shumë se 2 vitesh, ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino është në një lidhje me Florent Avdulahin dhe në postimet që bëjnë në rrjetet sociale ata janë parë shumë të dashuruar dhe kanë treguar se kanë plane për t’u martuar.

Ata kanë bashkëjetuar në Norvegji për disa kohë, megjithatë izolimi gjatë ‘Covid-19’ i ndau në dy vende të ndryshme dhe tashmë duket se pas kësaj distance, dyshja ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në jetën e tyre.

Lexo Edhe:

Gerta Shino ka kurorëzuar sot dashurinë me partnerin e saj, Florentin në martesë dhe lajmin e ka dhënë me anë të postimi në rrjetet sociale ku ka zgjedhur që ditën e sotme të vishet me të bardha, duke sjellë portretin e një çifti mjaft modern.

“Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës sime, nuk mund të isha më e lumtur”, ka shkruar Gerta krah fotos me partnerin e saj./Icon