Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber, ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me raportin mes Egli Takos dhe Gjestit.
Në një intervistë të fundit, Amber, e njohur për autenticitetin dhe qëndrimet e hapura, ka mohuar që mes dyshes të ketë pasur ndonjë lidhje romantike.
“S’ka qenë ndonjëherë lidhje. Jo”, është shprehur ajo.
Sa i përket marrëdhënies me Eglin, Amber tha se kanë pasur komunikim edhe pas përfundimit të spektaklit, përpara se këngëtarja të niste angazhimet e saj me koncertet.
Ajo shtoi se ruan një respekt të madh për Eglin dhe raportin e tyre e konsideron miqësor, të bazuar mbi mirëkuptim dhe vlerësim të ndërsjellë.
“Egli te unë fiton një respekt. Kemi folur edhe pas Big Brother, por tani është shumë e zënë me koncertet”, theksoi Amber.