Ish-ambasadori Peci: Marrëveshja, lajm i mirë, Kosovës i hapen shumë dyer - Gazeta Express
string(70) "ish-ambasadori-peci-marreveshja-lajm-i-mire-kosoves-i-hapen-shume-dyer"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 11:28

Ish-ambasadori Peci: Marrëveshja, lajm i mirë, Kosovës i hapen shumë dyer

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 11:28

Drejtori i institutit KIPRED, ish-ambasadori Lulzim Peci e ka cilësuar lajm të mirë për Kosovën arritjen e marrëveshjes me Serbinë për planin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar në fund të shkurtit.

Peci ka thënë se tani “krejtë klasa politike është pjekur”.

Lexo Edhe:

“Me demek, merre ose merre! Tani besoj se krejte klasa politike eshte pjekur, dhe nuk ka mbete asnje pa e kuptuar se cfare do te thote presioni i perendimit, e cila tani perfundoi me kete konstelacion te Qeverise se Kosoves. Arritja e marreveshjes eshte lajm i mire per Kosoven, pasi i hapen shume dyer, te cilat deri me tani kane qene te mbyllura!”, shkroi Peci në një postim në Facebook.

Por, ai thotë se “zbatimi do të jetë i vështirë”.

“Zbatimi do te jete i veshtire, por asnje gje e rendesishme nuk behet lehte! Mirepo, permes tejkalimit te ketyre veshtiresive jeta jone do te behet me mire! Na prifte e mbara, dhe mbreterofte paqja e humaniteti ne Kosove e regjion!”, shkroi Peci.