Beqë Cufaj, ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, ka reaguar në lidhje me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, duke e cilësuar të njëjtin si ‘‘një nga figurat kyçe të historisë politike të Kosovës në një kohë vendimtare’’, shkruan Gazeta Express.
Cufaj ka thënë edhe se, vepra e Bukoshit do të mbetet pjesë e ‘‘historisë sonë’’.
‘‘Dr. Bujar Bukoshin e kam njohur në mesin e viteve ’90 në Bon – ai Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil, unë gazetar.
Sot ai u nda nga jeta.
Bukoshi ishte një nga figurat kyçe të historisë politike të Kosovës në një kohë vendimtare. Si Kryeministër në ekzil, ai mbante përgjegjësi në një periudhë kur Kosova nuk kishte shtet, por kishte shpresë.
Vepra e tij mbetet pjesë e historisë sonë. U prehtë në paqe’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress