Ish aktorja e “Kafeneja jonë”, martesë përrallore në Kanada e Mal të Zi - Gazeta Express
string(68) "ish-aktorja-e-kafeneja-jone-martese-perrallore-ne-kanada-e-mal-te-zi"

Ish aktorja e “Kafeneja jonë”, martesë përrallore në Kanada e Mal të Zi

Gazeta Express

06/07/2020 23:37

Aktorja Lyra Xhoci pritet që këtë vit ti jap fund beqarisë

Aktorja kosovare, e cila sa ishte në Kosovë ishte paraqitur në disa seriale kosovare dhe drama, ishte paraqitur para disa muajve në disa prova me një fustan nusërie, të cilën foto ajo e kishte pozuar në Instagram.

Lexo Edhe:

Nën këtë foto, Lyra kishte shkruar: “Bride to be” (Gati për nuse), por kishte lënë shumë pikëpyetje në këtë shkrime pasi kishte vazhduar “të jem apo mos të jem”.

Por, një burim i Gazetës Express ka thënë se Lyra pritet që t’i jep fund beqarisë gjatë këtij viti.

Madje edhe vendet që janë zgjedhur për këtë dasmë pritet që të jenë me një shije të madhe artistike.

Në Kanada, ku edhe ka jetuar aktorja viteve të fundit, pritet që të martohet në Casa Loma, një kështjellë madheshtore e ndërtuar me stil gotik në Toronto, e cila ishte ndërtuar nga financieri i njohur Henry Pellatt 1903.

Casa Loma

Aktorja, emri i burrit të së cilës është Andre sipas të njëjtit burim por që është shqiptarë, ka planifikuar që përpos dasmës në Kanada të bëj një dasmë edhe në Stefi Stefan në Mal të Zi.

Madje, për këtë ajo ka rezervuar edhe resortin e njohur në ishullin e Budvës, Aman që ka një pamje magjepsëse nga deti.

Por, dasma në Mal të Zi mund të shtyhet për shkak të pandemisë së koronavirusit. /GazetaExpress/