Ish‑presidenti i Barcelonës sulmon ashpër Florentino Perez dhe Real Madridin: Po i bëjnë shumë dëm futbollit. - Gazeta Express
string(115) "ish%e2%80%91presidenti-i-barcelones-sulmon-ashper-florentino-perez-dhe-real-madridin-po-i-bejne-shume-dem-futbollit"

Sport

Gazeta Express

06/02/2026 14:40

Ish‑presidenti i Barcelonës sulmon ashpër Florentino Perez dhe Real Madridin: Po i bëjnë shumë dëm futbollit.

Sport

Gazeta Express

06/02/2026 14:40

Ish-presidenti i FC Barcelonës, Joan Gaspart, ka reaguar ashpër ndaj Real Madridit, duke kritikuar qëndrimin dhe akuzat e klubit madrilen në lidhje me çështjen “Negreira”.

Gaspart doli sot para gjykatës në Barcelonë, ku dëshmoi si dëshmitar në hetimet që lidhen me pagesat e bëra nga Barcelona ndaj Jose Maria Enriquez Negreira.

Gjatë dëshmisë së tij, Gaspart mohoi kategorikisht se këto pagesa kanë pasur për qëllim ndikimin te arbitrat, duke sulmuar njëkohësisht presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, dhe klubin madrilen.

“Mendoj se ata po i shkaktojnë shumë dëm futbollit, jo vetëm Barcelonës, por futbollit në tërësi,” deklaroi Gaspart, i cituar nga MARCA.

Real Madridi është paraqitur zyrtarisht si prokuror privat në këtë çështje, ndërsa përfaqësuesi ligjor i klubit madrilen ka marrë në pyetje edhe presidentin aktual të Barcelonës, Joan Laporta, gjatë dëshmisë së tij disa javë më parë.

Po ashtu, “Los Blancos” kanë kërkuar dokumente dhe raporte auditi për financat e Barcelonës për periudhën përkatëse, kërkesë që u refuzua nga gjykata.

Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit mbeten të palëkundur në qëndrimin e tyre dhe janë të vendosur ta çojnë çështjen deri në fund.

Nga ana tjetër, Gaspart këmbënguli me forcë se Barcelona nuk ka blerë arbitra në asnjë moment.

“Është një gënjeshtër. E kam përsëritur fjalën ‘gënjeshtër’ 33 herë. Barcelona nuk ka korruptuar kurrë arbitra, as gjatë kohës sime si zëvendëspresident dhe as si president. Unë garantoj edhe për Laportën, Bartomeun, Rosellin dhe të gjithë drejtuesit e Barcelonës,” theksoi Gaspart.

Sipas tij, çdo akuzë për veprime të paligjshme nga ana e klubit katalanas është e pavërtetë, duke e quajtur tërësisht të rreme pretendimin se Barcelona ka paguar për të ndikuar te arbitrat në favor të saj. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement