Së fundmi, interesim për mesfushorin kreativ spanjoll të Real Madridit ka shfaqur Liverpooli
Real Madridi e ka vendosur çmimin e Iscos, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori spanjoll ka përfunduar në shënjestër të Liverpoolit, i cili është në kërkim të një organizatorit të lojës për sezonine ardhshëm.
Mediumi “El Desmarque” shkruan se trajneri Jurgen Klopp ua ka kërkuar drejtuesve të klubit përfaqësuesin spanjoll për edicionin e ardhshëm.
Dhe, “Los Blancos” e vlerësojnë mesfushorin kreativ plot 70 milionë euro.
Viteve të fundit flitet vazhdimisht për një largim të mundshëm të Iscos nga Madridi, ku nuk është ambientuar asnjëherë.
Ai i ka zhvilluar 17 ndeshje deri tash me Mbretërit këtë sezon dhe e ka realizuar një gol. /Gazeta Express/