Isco i palumtur në Real Madrid, Juve dhe Milani në garë për të - Gazeta Express
string(61) "isco-i-palumtur-ne-real-madrid-juve-dhe-milani-ne-gare-per-te"

Isco i palumtur në Real Madrid, Juve dhe Milani në garë për të

Futboll

Gazeta Express

15/09/2021 12:37

Juventusi dhe Milani janë duke menduar ta afrojnë mesfushorin spanjoll Isco, i cili ndihet i palumtur në Real Madrid.

Dy gjigantët italianë Juve dhe Milan pritet të garojnë për shërbimet e yllit të Real Madridit në afatin kalimtar të janarit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Isco nuk është më në planet e Real Madridit dhe është i pakënaqur me minutat e pakët që trajneri Carlo Ancelotti është duke ia dhënë.

Dhe duke e parë të ardhmen e tij të pasigurt, bardhezinjtë dhe kuqezinjtë kanë shfaqur interesim për ta transferuar atë në afatin kalimtar të janarit.

29-vjeçari i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje për madrilenët deri tani këtë sezon.