Isco e pranon se duhej të ishte larguar më herët nga Real Madridi - Gazeta Express
string(65) "isco-e-pranon-se-duhej-te-ishte-larguar-me-heret-nga-real-madridi"

Isco e pranon se duhej të ishte larguar më herët nga Real Madridi

Sport

Gazeta Express

17/09/2023 13:12

Pas disa muajsh si futbollist i lirë, Isco iu rikthye futbollit gjatë verës me Real Betisin, pasi u largua nga Sevilla në dhjetor të vitit të kaluar pas një mosmarrëveshjeje me drejtorin e atëhershëm sportiv, Monchi.

Spanjolli kishte oferta për t’u rikthyer në futboll më parë, por siç tha për “Diario AS”, ai donte të përgatitej në mënyrën më të mirë përpara se të kthehej, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Unë jam i apasionuar pas profesionit tim, të luaj futboll është ajo që dua. Kur vendosa të ndaloja për disa muaj, e bëra për t’u përgatitur për të qenë më i mirë se kurrë në të gjitha nivelet. Kam punuar shumë, por i kam vënë vetes një synim për të treguar se kam uri, ambicie dhe aftësi në futboll. Mund të keni lojëra më të mira ose më të këqija, por mbi të gjitha dua të tregoj përkushtim dhe dëshirë për të ndihmuar ekipin”, u shpreh fillimisht ai.

Isco u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2022 për t’iu bashkuar Sevillas. Ai kishte kaluar nëntë vjet në “Santiago Bernabeu”, por e pranoi se duhej të kishte ardhur më shpejt largimi i tij.

“Nuk ndihem sikur jam trajtuar padrejtësisht vitet e fundit, edhe pse mendoj se mund të kisha luajtur më shumë. Futbolli është kompleks dhe duhet të dish të përshtatesh me çdo situatë. Unë zgjedh të fokusohem në atë që unë mund të bëj për të ndryshuar gjërat, sesa në atë që mund të bëjnë të tjerët. Gjithmonë u përpoqa të bëja më të mirën time (te Real Madrid), megjithëse ndoshta duhej të largohesha më shpejt për shkak të situatës sime afër fundit të qëndrimit tim atje”, deklaroi mesfushori.

Në fund, 31-vjeçari tha se do të donte te pritej mirë nga tifozët e Real Madridit, kur do të luajë ndaj tyre tani si futbollist i Real Betisit.

“Do të doja të kisha një pritje të mrekullueshme nga tifozët sepse Real Madridi ishte skuadra më e rëndësishme e karrierës sime sportive. Unë gjithmonë do t’i dua dhe do t’i respektoj ata dhe klubin. Nëse Betis nuk mund ta fitojë La Ligan, shpresoj që Real Madridi ta fitojë”, deklaroi Isco. /Gazeta Express/