Liverpooli është shumë pranë finalizimit të një prej goditjeve më të mëdha të merkatos së verës.
Sipas Nicolo Schira, Alexander Isak ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me “Reds”, ndërsa klubi nga Anfield është gati të ofrojë 120-125 milionë euro për të bindur Newcastle United.
Isak ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar nga Newcastle dhe po bën presion që të transferohet te Liverpooli.
Sulmuesi suedez shihet si përforcim ideal për repartin ofensiv të trajnerit Arne Slot, i cili kërkon të rinovojë sulmin pas një vere me ndryshime të mëdha.
Nëse transferimi finalizohet, Isak do të bëhej një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Liverpoolit dhe Premierligës.