Isa Mustafa vlerëson votën e deputetëve të PDK'së për buxhetin - Gazeta Express
string(61) "isa-mustafa-vlereson-voten-e-deputeteve-te-pdkse-per-buxhetin"

Isa Mustafa vlerëson votën e deputetëve të PDK’së për buxhetin

Gazeta Express

30/07/2020 22:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka vlerësuar përkrahjen e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në votimin e amendamenteve të propozuara në Kuvend dhe aprovimin e ndryshimeve të buxhetit.

Mustafa tha se aprovimi i ndryshimeve të buxhetit do të hapë mundësi në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe se përmes tij do të luftohet pandemia që ka shkaktuar koronavirusi.

Lexo Edhe:

Tutje, i pari i LDK’së vlerësoi përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe sidomos të PDK’së, që në këto rrethana kapërcyen interesat politike-partiake dhe votuan amendamentet e propozuara për ndryshimin e buxhetit.

“Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake. Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin”, ka shkruar Mustafa.

Në fund, kreu i LDK’së tha se beson në implementimin e zotimeve të qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.

“Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj”, përfundoi Mustafa.

Kuvendi i Kosovës në seancën që mbajti sot shqyrtoi buxhetin e Kosovës, ku edhe u miratua projektligji për buxhetin.