Isa Mustafa: Urime deputetë që votuat pa u frikësuar, vota juaj do ta shpëtojë Kosovën - Gazeta Express
string(84) "isa-mustafa-urime-deputete-qe-votuat-pa-u-frikesuar-vota-juaj-do-ta-shpetoje-kosoven"

Isa Mustafa: Urime deputetë që votuat pa u frikësuar, vota juaj do ta shpëtojë Kosovën

Gazeta Express

03/06/2020 18:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ia ka uruar Avdullah Hotit emërimin si kryeministër

Zgjedhjen e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin, Mustafa po e sheh si ditë të madhe për Kosovën.

Lexo Edhe:

Mustafa në statusin e tij në Facebook, ka uruar Edhe AAK-në, Nismën, AKR-në e partitë e komuniteteve joshumicë.

“Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë! Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën. Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkencore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askënd; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Mustafa.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot është zgjedhur kryeministër i vendit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Hoti u zgjodh kryeministër sot, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja./Express/