Isa Mustafa thotë se të gjitha marrëveshjet VV-LDK kanë rënë në ujë - Gazeta Express
string(67) "isa-mustafa-thote-se-te-gjitha-marreveshjet-vv-ldk-kane-rene-ne-uje"

Gazeta Express

26/12/2019 19:21

Isa Mustafa thotë se të gjitha marrëveshjet VV-LDK kanë rënë në ujë

Gazeta Express

26/12/2019 19:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është befasuar nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe se askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që VV’ja do të propozojë kryeparlamentarin.

Mustafa ka bërë të ditur se për shkak të kësaj, tani gjithçka do të nisë nga fillimi me VV’në, dhe, sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri tani do të bien në ujë.

“Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës”, ka deklaruar Mustafa në “Rubikon” të KTV’së.

“Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, ka thënë kreu i LDK’së.

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës pritej të propozohej një deputet nga radhët e LDK’së, por sot u propozua dhe u zgjodh Glauk Konjufca i VV’së.