Isa Mustafa: Posti i Presidentit do të jetë temë e diskutimit me AAK’në - Gazeta Express

Isa Mustafa: Posti i Presidentit do të jetë temë e diskutimit me AAK’në

Lajme

Gazeta Express

12/08/2020 20:21

Pas rreth një muaj, shefi i LDK-së viziton grupin parlamentar të LDK-së, në Kuvend.

Ka rreth një muaj që shefi i LDK-së, nuk është parë tek Kuvendi i Kosovës.

Kjo pasi i njëjti si edhe shefi i ekzekutivit , u infektua me virusin corona.

E tani kur Isa Mustafa është shëruar plotësisht, nën shoqërimin e dikujt, po i bën një vizitë grupit parlamentar në objektin e Kuvendit.

Mustafa në një intervistë për T7, ka folur për diskutimet që kanë pasur së fundi me partnerin e koalicionit.

E së fundi janë shtuar zërat, për futjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicion. Mundësinë që koalicionit t’i bashkohet PDK, Mustafa nuk e mohon.

Mustafa u pyet edhe për postin e mëse të diskutueshëm të presidentit.

Shefi i LDK-së, tha se me Haradinajn nuk e kanë diskutuar ende këtë pozitë.

Por, nuk mohon se do e pranojë një post të tillë nëse i ofrohet.

Posti i presidentit, ka qenë një nga arsyet që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kishin stërgjatur me muaj takimet, për një marrëveshje përfundimtare bashkëqeverisëse.