Ironizon Martens: Serbia sot pësoi disfatë dërmuese, por ende ka shanse t'ua mohojë serbëve qasjen në Gjykatën Evropiane - Gazeta Express
string(117) "ironizon-martens-serbia-sot-pesoi-disfate-dermuese-por-ende-ka-shanse-tua-mohoje-serbeve-qasjen-ne-gjykaten-evropiane"

Ironizon Martens: Serbia sot pësoi disfatë dërmuese, por ende ka shanse t’ua mohojë serbëve qasjen në Gjykatën Evropiane

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 23:30

Gazetari i FAZ Michael Martens që raporton nga Beogradi,  ka shkruar pasi Asambleja Parlamentare votoi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE. Duke iu referuar fjalës përfundimtare që pritet ta thotë Komiteti i Ministrave muajin maj për anëtarësimin e Kosovës, Martens me ironi thotë se Serbia ende ka shanse të lobojë kundër duke u mohuar serbëve të Kosovës qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo pasi me anëtarësimin në KiE fitohet e drejta për t’iu drejtuar kësaj gjykate.

“Në luftën e saj të guximshme për t’ua mohuar qasjen serbëve të Kosovës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), Serbia pësoi një disfatë dërrmuese sot. Por shpresa vdes e fundit. Ka ende një shans të vogël që Beogradi të mund t’i mbrojë serbët e Kosovës nga aksesi në GJEDNJ në maj të këtij viti”, ka shkruar Martens.

Lexo Edhe: