Irina në pushime me Kanyen, Bradley Cooper kujdeset për vajzën - Gazeta Express

Irina në pushime me Kanyen, Bradley Cooper kujdeset për vajzën

Yjet

Gazeta Express

10/06/2021 20:31

Bradley Cooper është fotografuar për herë të parë pasi që ish e gruaja e tij, Irina Shayk, u pa në pushime me të dashurin e saj Kanye West. Ai në këto foto përkujdesej për vajzën e tyre, Lea (4) vjeç

Aktori (46) dukej i zymtë derisa ishte në shëtitje me vajzën e tij Lea në New York.

Të mërkurën, Irina (35) dhe Kanye (44) janë parë bashkë duke shijuar një pushim romantik në Francë.

Për këtë gjë më shumë u raportua të enjten ku u tha se Irina dhe Kanye janë në lidhje që tre muaj tashmë.

Bradley dhe Irina u lidhën para katër viteve para se të ndaheshin në qershor të vitit 2019, por çifti janë shkurorëzuar në kushte të mira.

Kanye u nda nga gruaja e tij, Kim Kardashian pas shtatë viteve në shkurtin e këtij viti dhe ishte Kim që dorëzoi dosjen për shkurorëzim nga reperi. Rasti ende është në gjykatë. /GazetaExpress/