Mediat shtetërore të Iranit raportuan këtë mëngjes mbi armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump midis Iranit dhe Izraelit, duke pretenduar se armëpushimi në fakt iu “imponua Izraelit” pas, siç thonë ata, “përgjigjes së suksesshme ushtarake të Iranit ndaj agresionit amerikan”.
Siç kujtojnë ata, Irani nisi dje një sulm ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, në përgjigje të sulmeve ajrore të SHBA-së një ditë më parë ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Raporti i televizionit shtetëror iranian deklaroi gjithashtu se Trump kërkoi një armëpushim “në një mënyrë që i ngjante një lutjeje”, duke u përpjekur kështu të formësonte një narrativë për publikun vendas në të cilën Irani i ka tejkaluar ushtarakisht dhe diplomatikisht kundërshtarët e tij.
Megjithatë, Trump paraqiti një version krejtësisht të ndryshëm të ngjarjeve në rrjetin e tij social Truth Social. Ai tha se Izraeli dhe Irani iu afruan “pothuajse njëkohësisht” dhe i thanë: “paqe”.
“E dija që koha ishte e duhura” shtoi Trump në postim. Ai më pas bëri të ditur se armëpushimi tashmë ka hyrë në fuqi.