Mediat iraniane kanë raportuar se parlamenti atje po kërkon të miratojë një ligj për të vendosur tarifa për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Kreu i komisionit parlamentar për ndërtim ka thënë se “është përgatitur një draft, por ende nuk ka arritur në fazën e një projektligji të plotë” dhe se synimi është “të sigurohet mbrojtje për anijet që kalojnë”, raporton BBC, përcjell Gazeta Express.
Ende nuk është specifikuar se sa do të jenë këto tarifa të mundshme.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha mbrëmë në një intervistë televizive në televizionin shtetëror se Irani deri më tani ka pranuar kërkesat për kalim të anijeve nga vende si “Kina, Rusia, Pakistani, Iraku dhe India”.
Ai tha se, nga këndvështrimi i Iranit, Hormuzi “nuk është plotësisht i mbyllur, por është i mbyllur për armiqtë”.