Irani thotë se do ta shënjestrojë qendrën bërthamore izraelite, nëse synohet ndërrimi i regjimit - Gazeta Express
string(95) "irani-thote-se-do-ta-shenjestroje-qendren-berthamore-izraelite-nese-synohet-nderrimi-i-regjimit"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 8:02

Irani thotë se do ta shënjestrojë qendrën bërthamore izraelite, nëse synohet ndërrimi i regjimit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 8:02

Irani do ta vërë në shënjestër qendrën bërthamore izraelite, Dimona, nëse Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara synojnë që ta ndryshojnë pushtetin në Iran, raportoi të mërkurën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, ISNA, duke cituar një zyrtar ushtarak iranian, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Reaktori Dimona, zyrtarisht Qendra për Hulumtime Bërthamore “Shimon Peres Negev”, ndodhet në Shkretëtirën e Negevit, rreth 13 kilometra në juglindje të qytetit Dimona.

Izraeli pretendon se reaktori bërthamor dhe qendra hulumtuese janë për “qëllime hulumtuese rreth shkencës bërthamore”, por reaktori thuhet se ka qenë i përfshirë në prodhimin e materialeve bërthamore për programin izraelit për armë bërthamore.

Besohet se Izraeli i ka prodhuar armët e para bërthamore në vitin 1967 dhe vlerësohet se ka mes 80 e 400 koka bërthamore.

Ky reaktor nuk është qendër civile e energjisë dhe nuk e furnizon me rrymë rrjetin energjetik të Izraelit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement