Një zyrtar amerikan tha se baza e Marinës së SHBA-së në Bahrein u sulmua nga një raketë iraniane, duke e përshkruar situatën si “aktive.”
Baza është vendi ku ndodhet Flota e Pestë e Marinës.
Për këtë sulm më herët u deklarua edhe Qendra Kombëtare e Komunikimit e Bahrejnit, e cila tha se qendra e shërbimit e Flotës së 5-të të Marinës së SHBA-së ka qenë “objekt i një sulmi me raketa”, sipas një deklarate të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Bahrejnit (BNA).
“Detaje të mëtejshme do të jepen në kohën e duhur”, shton deklarata, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Publiku inkurajohet të ndjekë udhëzimet e autoriteteve zyrtare përkatëse dhe të marrë informacion vetëm nga burime zyrtare”.
Bahrejni është vendi ku ndodhet selia e Flotës së 5-të, e cila ka përgjegjësi për Gjirin Persik, Detin e Kuq, Detin Arabik dhe pjesë të Oqeanit Indian.
*Fotografia në lajm ilustruese