Irani: Sulmi ndaj bazës amerikane ishte vetëmbrojtje, s’ka lidhje me Katarin - Gazeta Express
string(73) "irani-sulmi-ndaj-bazes-amerikane-ishte-vetembrojtje-ska-lidhje-me-katarin"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:57

Irani: Sulmi ndaj bazës amerikane ishte vetëmbrojtje, s’ka lidhje me Katarin

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:57

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit ka thënë se sulmi i së hënës në bazën ushtarake amerikane Al Udeid “nuk kishte asnjë lidhje” me Katarin.

Edhe pse baza ndodhet në territorin e Katarit, Esmail Baqai ka theksuar se veprimet e Iranit ishin një “akt vetëmbrojtjeje”.

“Irani mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj politikës së fqinjësisë së mirë ndaj Shtetit të Katarit dhe vendeve të tjera fqinje,” ka shkruar Baghaei në rrjetin X.

“Ne jemi të vendosur të mos lejojmë që agresionet kriminale dhe politikat armiqësore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit të krijojnë ndasi mes nesh dhe vendeve vëllazërore të rajonit,” ka thënë ai.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, Katari thirri ambasadorin Iranian për shkak te sulmeve ndaj bazës amerikane atje, duke thënë se Irani kishte shkelur sovranitetin e vendit.