Irani rihap tempujt dhe objektet kulturore nga e diela - Gazeta Express
string(54) "irani-rihap-tempujt-dhe-objektet-kulturore-nga-e-diela"

Irani rihap tempujt dhe objektet kulturore nga e diela

Gazeta Express

23/05/2020 11:44

Irani ka vendosur t’i rihapë objektet kulturore nga dita e diel, me rastin e ditës së parë të Fitër Bajramit, si pjesë e vendimit për lehtësimin e masave kufizuese.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha në televizionin shtetëror se të dielën do të hapen muzetë dhe qendrat historike, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express. Ndërkohë tempujt, që kanë qenë pika të përhapjes së virusit, do të rihapen të hënën.

Lexo Edhe:

Rouhani javën e kaluar kishte thënë se tempujt do të hapen tri orë në mëngjes dhe tri orë pasdite. Disa pjesë të këtyre ndërtesave, siç janë korridoret e ngushta, do të vazhdojnë të mbesin të mbyllura.

Për më tepër, të gjithë punëtorët do të rikthehen në vendet e tyre të punës të shtunën e ardhshme, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Javën e kaluar, presidenti iranian tha se restorantet do të rihapen pas Ramazanit dhe se aktivitetet sportivve do të vazhdojnë pa shikues. Universitetet do të rihapen më 6 qershor.

Sipas tij, 88 për qind e viktimave të koronavirusit kanë qenë persona që kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.