Irani pretendon se objketi berthamor në Nantaz u godit nga një sulm ajror, thonë se s'ka rrjedhje - Gazeta Express
string(95) "irani-pretendon-se-objketi-berthamor-ne-nantaz-u-godit-nga-nje-sulm-ajror-thone-se-ska-rrjedhje"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 15:53

Irani pretendon se objketi berthamor në Nantaz u godit nga një sulm ajror, thonë se s’ka rrjedhje

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 15:53

Objekti bërthamor i pasurimit të uraniumit në Natanz të Iranit u godit nga një tjetër sulm ajror të shtunën, raportoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Mizan. Sipas saj, nuk pati rrjedhje rrezatimi.

Natanz, vendi kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran, u godit në javën e parë të luftës dhe disa ndërtesa dukeshin të dëmtuara, sipas imazheve satelitore.

Organizata mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara kishte thënë se “asnjë pasojë radiologjike” nuk pritej nga sulmi i mëparshëm.

Objekti bërthamor, i vendosur gati 220 kilometra në juglindje të Teheranit, ishte goditur nga sulmet ajrore izraelite dhe nga Shtete e Bashkuara në luftën 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit në qershor 2025.

Sulmi vjen një ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka thënë se po shqyrtonte “lehtësimin” e operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme, edhe pse kanë nisur tri anije të tjera sulmi amfibe dhe afërsisht 2,500 marinsa të tjerë në rajon.

Advertisement
Advertisement
Advertisement