Irani përgënjeshtron Trumpin: Nuk ka asnjë plan për bisedime, as nuk është diskutuar një gjë e tillë - Gazeta Express
string(98) "irani-pergenjeshtron-trumpin-nuk-ka-asnje-plan-per-bisedime-as-nuk-eshte-diskutuar-nje-gje-e-tille"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:36

Irani përgënjeshtron Trumpin: Nuk ka asnjë plan për bisedime, as nuk është diskutuar një gjë e tillë

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:36

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka mohuar kategorikisht ekzistencën e ndonjë plani për rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se bisedimet do të nisin javën e ardhshme.

“Nuk ka asnjë marrëveshje për rifillimin e negociatave. Madje nuk ka pasur asnjë diskutim mbi to. Tema e negociatave nuk është aspak në tryezë për momentin,” ka thënë ministri, duke shtuar se “është shumë herët të mendojmë se ekziston terren për negociata”.

Araqchi poashtu ka dënuar ashpër bashkëpunimin e SHBA-së me regjimin izraelit në “luftën agresive ndaj Iranit”. Ku, sipas agjencisë së lajmeve iraniane Tasnim News, ai ka thënë se “teksa Irani po mbronte të drejtat e popullit të vet përmes negociatave indirekte bërthamore me SHBA-në para agresionit izraelit, Uashingtoni vendosi të ndjekë një rrugë tjetër nga zhgënjimi në dialog”.

Tutje bëhet e ditur se, Araqchi i ka cilësuar sulmet ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit si një “tradhëti të diplomacisë dhe bisedimeve”.

Ndërkohë, i pyetur për programin iranian të pasurimit bërthamor pas sulmeve amerikane dhe izraelite në objektet bërthamore, Araqchi ka thënë se dëmet nuk janë të vogla dhe se autoritetet iraniane po vlerësojnë shkallën e tyre.