Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme - Gazeta Express
string(57) "irani-mund-te-godase-bizneset-e-muskut-ne-lindjen-e-mesme"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 13:37

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 13:37

Sipas mediave shtetërore iraniane, Irani po shqyrton mundësinë që asetet e Elon Musk në Lindjen e Mesme të konsiderohen si objektiva legjitime në rast përshkallëzimi të tensioneve në rajon.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raporton se autoritetet e Teheranit kanë akuzuar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Izraelit për përdorimin e shërbimit satelitor Starlink të kompanisë SpaceX, në pronësi të Musk, shkruan skynews.

Sipas këtyre raportimeve, ndër objektivat e mundshëm që po merren në shqyrtim janë stacionet tokësore të Starlink në Katar, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman, si dhe elementë të lidhur me aksionarët e SpaceX.

Një burim ushtarak i cituar nga Fars ka deklaruar se Irani “rezervon të drejtën të godasë të gjitha objektet që lidhen me interesat e menaxhuara nga Musk në rajon dhe në territoret e pushtuara”.

Autoritetet perëndimore nuk kanë komentuar ende mbi këto pretendime, ndërsa situata mbetet e tensionuar në Lindjen e Mesme.

Ndryshe, Musk ka përkrahur fuqishëm në vendimet e veta presidentin amerikan, Donald Trump. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement