Irani lëshon një breshëri raketash ndaj Izraelit “si hakmarrje” për vrasjen e Ali Larijanit - Gazeta Express
string(90) "irani-leshon-nje-1bresheri-raketash-ndaj-izraelit-si-hakmarrje-per-vrasjen-e-ali-larijanit"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 9:58

Irani lëshon një breshëri raketash ndaj Izraelit “si hakmarrje” për vrasjen e Ali Larijanit

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 9:58

Irani ndërmori sulme të reja ndaj Izraelit të mërkurën, duke u zotuar për hakmarrje pas vrasjes së dy liderëve të lartë iranianë një ditë më parë.

Në orët e para të mëngjesit, ekipet e CNN në Tel Aviv dhe Jerusalem panë shkëndija në qiell, përfshirë atë që dukej si një raketë me municione thërrmuese mbi Tel Aviv.

Disa zona në Tel Aviv u goditën nga mbetje që ranë, ndërsa ekipet për çmontimin e bombave dhe shërbimet emergjente u dërguan në vendngjarje. Video nga shërbimet emergjente treguan mbetje në një rrugë banimi dhe një automjet në flakë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Kishte alarm, ne hymë në strehë, dëgjuam një shpërthim të madh”, tha banorja e Holonit, Palteal Leah, për Reuters. “Kur na lejuan të dilnim, dolëm në ballkon pasi ndihej erë zjarri… pamë që gjithçka këtu ishte shkatërruar”.

Më herët të mërkurën në mëngjes, dy persona u vranë në Izraelin qendror nga copëza raketash, ndërsa një person tjetër u plagos në qytetin Bnei Brak, në veri të Tel Avivit, thanë shërbimet emergjente.

Dy viktimat vdiqën “vetëm disa metra larg dhomës së sigurt”, tha komandanti i policisë së distriktit të Tel Avivit, Haim Sargerof, sipas Reuters.

Ushtria iraniane tha herët të mërkurën se kishte nisur sulme “intensive” kundër Izraelit, ndërsa një komandant njoftoi për një “goditje të shpejtë”.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim Neës Agency publikoi video të asaj që tha se ishin raketat e lëshuara drejt Tel Avivit, përfshirë Khorramshahr-4 –– për të cilën ekspertët thonë se mund të pajiset me deri në 80 nën-municione të vogla. Garda Revolucionare tha se raketat u lëshuan “në shenjë hakmarrjeje” për vdekjen e shefit të sigurisë kombëtare, Ali Larijani, i cili vdiq në një sulm izraelit të martën, raportoi Tasnim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement