Në një deklaratë të publikuar nga agjencia që kontrollohet jozyrtarisht nga regjimi iranian Mehr news, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i vendit konfirmoi vrasjen e Larijani-t, pasi Izraeli më herët sot pretendoi se e vrau atë në sulme të synuara.
“Pas një jete përpjekjesh për ngritjen e Iranit dhe Revolucionit Islamik, ai më në fund arriti dëshirën e tij të dashur prej kohësh, iu përgjigj thirrjes së së vërtetës dhe me krenari arriti gradën e bekuar të martirizimit në frontin e shërbimit”, thuhet në një deklaratë nga këshilli të publikuar nga Mehr, ka raportuar Al Jazeera transmeton Gazeta Express.