Irani konfirmon se të paktën gjashtë shkencëtarë bërthamorë janë vrarë në sulmet e Izraelit - Gazeta Express
string(91) "irani-konfirmon-se-te-pakten-gjashte-shkencetare-berthamore-jane-vrare-ne-sulmet-e-izraelit"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:48

Irani konfirmon se të paktën gjashtë shkencëtarë bërthamorë janë vrarë në sulmet e Izraelit

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:48

Irani deri më tani ka konfirmuar se të paktën gjashtë nga shkencëtarët e tij bërthamorë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës.

Më i shquari prej tyre është Fereydoon Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.

Mohammad Mehdi Tehranchi, i dyti i identifikuar, shërbeu si president i Universitetit Islamik Azad në Teheran, shkruan BBC, transmeton Gazeta Expres.

Abdolhamid Minouchehr, Ahmad Reza Zolfaghari dhe Amirhossein Feqhi ishin akademikë në Universitetin Shahid Beheshti të Teheranit.

Viktima e gjashtë është identifikuar vetëm me mbiemrin e tyre, Motallebizadeh.

Më herët, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se në sulmet e kryera në objektet bërthamore në Iran është vrarë shefi i Gardës Revolucionare Hossein Salami dhe komandantët e tjerë.