Ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh ka drejtuar një kërcënim të rëndë drejt SHBA-së, duke thënë se në rast të dështimit të negociatave dhe lindjes së ndonjë konflikti, Irani do të godasë bazat amerikane në rajon.
“Nëse dështojnë negociatat bërthamore dhe lind një konflikt me Shtetet e Bashkuara, Irani do të godasë bazat amerikane në rajon,” ka thënë ministri, raporton Reuters.
Kjo deklaratë e tij vjen disa ditë para zhvillimit të raundit të gjashtë të bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së.
Kujtojme se, deputetët iranianë poashtu kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për tentativë për të kapur Iranin në një “kurth strategjik” gjatë bisedimeve. Ndërsa është raportuar se Iran po përgatit një kontrapropozim “të balancuar, logjik dhe realist”, në përgjigje të propozimit të SHBA-ve të marrë në fund të majit .