Irani kërcënon se do të sulmojë rezidencat e zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë në Lindjen e Mesme: Janë objektiva legjitime - Gazeta Express
string(122) "irani-kercenon-se-do-te-sulmoje-rezidencat-e-zyrtareve-amerikane-dhe-izraelite-ne-lindjen-e-mesme-jane-objektiva-legjitime"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 12:44

Irani kërcënon se do të sulmojë rezidencat e zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë në Lindjen e Mesme: Janë objektiva legjitime

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 12:44

Irani ka njoftuar se do të sulmojë rezidencat e zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë në Lindjen e Mesme, të cilat tani i konsideron si objektiva legjitime.

Ebrahim Zolfaghari, një zëdhënës i ushtrisë iraniane, tha se sulmet hakmarrëse do të vijnë si përgjigje ndaj sulmeve ndaj shtëpive në Republikën Islamike, kryesisht në qytetet e saj kryesore.

Ai u shpreh se “Në përgjigje të sulmeve të armikut ndaj shtëpive të banimit dhe civilëve në Iran, ne fillojmë bombardimin  e shtëpive të zyrtarëve apo komandantëve amerikanë –izraelitë në rajonin e Lindjes së Mesme.”

“Në dritën e veprimeve dashakeqe dhe terrorizmit të armiqve amerikano-sionistë, dhe shënjestrimit të shtëpive të popullit iranian në qytete të ndryshme, forcat e armatosura të Republikës Islamike, në një veprim hakmarrës, do të shënjestrojnë rezidencat e zyrtarëve, komandantëve dhe politikanëve amerikano-sionistë në rajon.”, shkroi ai në rrjete sociale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement