Irani i thotë Mbretërisë së Bashkuar se ofrimi i bazave ushtarake për SHBA-në konsiderohet 'pjesëmarrje në agresion' - Gazeta Express
string(114) "irani-i-thote-mbreterise-se-bashkuar-se-ofrimi-i-bazave-ushtarake-per-shba-ne-konsiderohet-pjesemarrje-ne-agresion"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 11:20

Irani i thotë Mbretërisë së Bashkuar se ofrimi i bazave ushtarake për SHBA-në konsiderohet ‘pjesëmarrje në agresion’

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 11:20

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e paralajmëroi homologen e tij britanike, Yvette Cooper, se leja e Mbretërisë së Bashkuar dhënë SHBA-së qw të përdorin bazat ushtarake britanike do të trajtohej si “pjesëmarrje në agresion”, ndërsa ai këmbënguli në të drejtën e vendit të tij për vetëmbrojtje.

“Këto veprime patjetër do të konsiderohen si pjesëmarrje në agresion dhe do të regjistrohen në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve. Në të njëjtën kohë, ne rezervojmë të drejtën tonë të natyrshme për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e vendit”, tha Araghchi, sipas një deklarate të postuar në kanalin e tij zyrtar në Telegram, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ministri i Jashtëm iranian tha se SHBA-të dhe Izraeli e filluan luftën ndërsa negociatat diplomatike ishin në zhvillim e sipër dhe dënoi përgjigjen “e njëanshme” nga Britania dhe vendet e tjera europiane ndaj asaj që ai e përshkroi si “agresion flagrant” në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement