Irani i regjistron 117 vdekje nga koronavirusi për 24 orë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

30/03/2020 11:57

Irani i regjistron 117 vdekje nga koronavirusi për 24 orë

Lajme

Gazeta Express

30/03/2020 11:57

Zyrtarët shëndetësorë të Iranit kanë njoftuar se numri i viktimave të koronavirusit në këtë shtet ka shkuar në 2757 njerëz, ndërsa numri i të infektuarve në 41 mijë e 495.

Kështu, vetëm në 24 orët e fundit u shënuan gati 3200 raste të reja të infektimeve dhe 117 viktima të reja.

Disa dyshojnë se shifrat zyrtare të viktimave në republikën islamike nuk janë të sakta, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Varrezat masive që janë hapur në qytetin Qom dhe që janë vërejtur përmes pamjeve satelitore lënë të kuptohet se epidemia në këtë shtet është duke shkaktuar më shumë viktima sesa po raportohen nga organet shtetërore.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me më së shumti raste në botë, së bashku me Italinë, Kinën, Korenë Jugore, Spanjën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara.