Irani goditet nga një tërmet prej 5.2 shkallësh - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

26/09/2020 9:39

Irani goditet nga një tërmet prej 5.2 shkallësh

Lajme

Gazeta Express

26/09/2020 9:39

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballësh është regjistruar në pjesën verilindore të Iranit, afër kufirit me Turkmenistanin, raportoi televizioni shtetëror.

Ky televizion nuk dha hollësi për pasojat e mundshme që dridhja ka mundur të ketë shkaktuar në njerëz apo në aspektin material.

Sidoqoftë, u njoftua se tërmeti u regjistrua në provincën Golestan dhe epiqendrën e kishte në thellësi prej 10 kilometrash, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Irani goditet mjaft shpesh nga tërmetet dhe disa prej tyre kanë shkaktuar shumë viktima.

Në nëntor të vitit 2017, një tërmet në Kermanshah kishte lënë të vdekur rreth 630 persona.