Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se vendi i tij është gati të “zgjidhë problemet” me Shtetet e Bashkuara, raportoi transmetuesi shtetëror iranian IRIB, transmeton CNN.
Në një telefonatë me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, Pezeshkian tha se mirëpret “çdo ndihmë” nga vendet mike.
Thirrja vjen ndërsa Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, është në Doha të Katarit, për një takim urgjent me homologët e tij nga vendet në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit – një bllok ekonomik dhe politik që përfshin Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministria e Jashtme Saudite tha se takimi do të diskutojë “agresionin” e Iranit në Katar, ku të hënën shënjestroi një bazë amerikane. Ai gjithashtu synon të adresojë “implikimet e sigurisë” të sulmit dhe të rivendosë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, përcjell Gazeta Express.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...