Irani nuk ka marrë ende një vendim nëse do të marrë pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara të dielën, u citua të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në mediat e lidhura me shtetin.
Esmail Baghaei tha se mbështetja e SHBA-së për Izraelin i ka bërë negociatat “të pakuptimta”.
“Nuk është e mundur që ju të pretendoni njëkohësisht se jeni duke negociuar dhe duke biseduar për të arritur një mirëkuptim për një çështje, ndërsa në të njëjtën kohë… duke lejuar një regjim racist të shkelë integritetin territorial të (Iranit)”, tha Baghaei, sipas Nour Ness.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë vazhdojnë të argumentojnë se presidenti amerikan Donald Trump është i përkushtuar për të shpëtuar bisedimet bërthamore, raundi i gjashtë i të cilave do të zhvillohej të dielën në kryeqytetin e Omanit, Muscat.
Një burim i tha CNN të premten se i dërguari i posaçëm Steve Witkoff është “gati” për të takuar zyrtarët iranianë kur ata të jenë – qoftë në Oman të dielën apo në një datë më pas./Express/