Irani ekzekuton 3 persona të akuzuar për spiunazh - Gazeta Express
string(49) "irani-ekzekuton-3-persona-te-akuzuar-per-spiunazh"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:36

Irani ekzekuton 3 persona të akuzuar për spiunazh

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:36

Tre iranianë të akuzuar për spiunazh për agjencinë e inteligjencës izraelite, Mossad, janë ekzekutuar.

Tre të dyshuarit u ekzekutuan të mërkurën në mëngjes në burgun e Urmisë në zonën kufitare veriperëndimore të vendit me Turkiyen.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kontrabanduar “pajisje për vrasje” në vend nën maskën e një “ngarkese me pije alkoolike”, raporton Skynews.

Raporti nuk tha se kur u arrestuan të dyshuarit, vetëm se ata u ekzekutuan me akuzat për “luftë kundër Zotit dhe përhapje të korrupsionit në Tokë përmes bashkëpunimit me Izraelin”.

Irani kishte ekzekutuar të paktën tre persona të akuzuar për spiunazh që kur Izraeli nisi operacionin e tij ushtarak kundër Iranit më 13 qershor.