Irani e dënon me vdekje gazetarin Ruhollah Zam - Gazeta Express
string(46) "irani-e-denon-me-vdekje-gazetarin-ruhollah-zam"

Gazeta Express

30/06/2020 13:46

Irani e dënon me vdekje gazetarin Ruhollah Zam

Gazeta Express

30/06/2020 13:46

Irani e ka dënuar me vdekje një gazetar që i kishte nxitur protestat gjithkombëtare kundër krizës ekonomike në vitin 2017.

Ruhollah Zam ishte kthyer në Iran në rrethana të paqarta pasi kishte jetuar për një kohë në ekzil në Francë. Ai ishte arrestuar pak kohë pas kthimit në atdhe. Lajmin për dënimin më të rëndë e bëri të ditur zëdhënësi i sistemit gjyqësor, Gholamhossein Esmaili.

Lexo Edhe:

Zam e menaxhonte një faqe të quajtur “AmadNews”, e cila publikonte video dhe informata të turpshme për zyrtarët iranianë. Ai jetonte dhe punonte në Paris para se të bindej për t’u kthyer në Iran, ku ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar.

Më vonë, gazetari ishte paraqitur në televizion dhe kishte kërkuar falje për aktivitetet që i kishte bërë në të kaluarën, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ai e kishte një kanal në aplikacionin Telegram, me të cilin shpërndante mesazhe për protestat e vitit 2017 dhe shpërndante video nga protestat. Këto veprime e kishin bërë të famshëm gazetarin në atë kohë, madje edhe në mesin e autoriteteve iraniane që synonin t’u jepnin fund protestave.

Aplikacioni Telegram ia kishte mbyllur kanalin gazetarit pas ankesave të qeverisë iraniane se aty shpërndaheshin informata për prodhimin e bombave me benzinë. Kanali më vonë e kishte vazhduar aktivitetin me një emër tjetër.