Iraku akuzon Izraelin për shkelje sovraniteti: Përdori hapësirën tonë ajrore për sulmin ndaj Iranit, ankesa në OKB - Gazeta Express
string(112) "iraku-akuzon-izraelin-per-shkelje-sovraniteti-perdori-hapesiren-tone-ajrore-per-sulmin-ndaj-iranit-ankesa-ne-okb"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 15:38

Iraku akuzon Izraelin për shkelje sovraniteti: Përdori hapësirën tonë ajrore për sulmin ndaj Iranit, ankesa në OKB

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 15:38

Iraku ka akuzuar Izraelin për përdorim të hapësirës ajrore irakiane gjatë sulmit ndaj Iranit, duke paraqitur zyrtarisht një ankesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten.

Sipas AFP-së, lajmi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme irakiane që ka thënë se Izraeli ka bërë shkelje flagrante të sovranitetit.

“Këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të sovranitetit të Irakut,” raportohet të thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë, ku i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit që të marrë përgjegjësitë e tij dhe të veprojë për “të parandaluar përsëritjen e shkeljeve të tilla”.

Akuzat vijnë në një moment shumë të tensionuar në Lindjen e Mesme, pasi sulmet izraelite ndaj objektivave në Iran kanë ngjallur shqetësim global dhe kanë rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm rajonal.

Iraku, i cili gjendet mes dy fuqive rivale, ka kërkuar që territori i tij të mos përdoret si zonë tranziti për akte ushtarake që cenojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit.