Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike ka mbajtur sot një takim me panelistë nga Kosova, Shqipëria dhe ndërkombëtar.
Në këtë takim sipas njoftimin u diskutuan çështje politike rajonale dhe ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë:
Në takimin e organizuar nga Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike (IPVD), kishim nderin që me panelesit ndërkombëtarë dhe deputetët e ftuar nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut, të diskutojmë për tematikat kyqe të Mbrojtjes së Vlerave Demokratike; Fuqizimit të Rolit të Gruas në Politikë dhe Kërcënimet që paraqet Propaganda dhe Lajmet Propagandistike.
Ky takim fillimisht ka unifikuar zërat nga Rajoni, pastaj zërat nga rajoni me ndërkombëtarët, në shërbim të Demkracisë dhe politikave Rajonale e Ndërkombëtare e po ashtu në shërbim të përkrahjes së Rolit të Gruas në Politikë!
Në takim u diskutuan shumë cështje politike, rajonale dhe ndërkombëtare.
Vlen të përmendët që gjatë diskutimeve intenzive tre orëshe, në një frymë konstruktive dhe të afirmimit të proceseve të lartëcekura, mes tjerash u diskutua për:
• Rëndësinë e Vlerave Demokraktike;
• Fuqizimin e Rolit të Gruas në Politikë,
• Demokratizimin nga Perspektiva e Bashkimit Evropian;
• Rëndësinë e kultivimit të paqes dhe stabilitetit në kohë krizash;
• Integrimet evropiane dhe casja në raport me ligjet dhe kornizat ligjore;
• Propaganda si mjet që rrezikon bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtarë;
• Ndikimi i Religjioneve, politikat që shpiejnë në luftë dhe luftërat aktuale.
U nënvizua puna e IPVD-së e, pastaj përkushtimi për përkrhajen e viktimave të luftës në Kosovë.
Para së gjithash, kjo temë ka rëndësi unike për viktimat e luftës dhe për familjarët e tyre që vuajnë pasojat e krimeve gjenocidiale.
Në këtë aspekt, u theksua rëndësia e mbështetjës ndërkombëtare, dhe mirënjohja për personalitete të vecanta ndërkombëtare, që tashmë kanë shprehur interes për të përkrahur me fjalime publike, iniciativën e IPDV-së për drejtësi, ashtu siq ndodhi sot përgjatë takimit.
Ne jemi të determinuar që të promovojmë dhe mbrojmë vlerat demokratike, determinim ky që sjellur rezultate konkrete, duke u ngritur këto synime nga niveli vendorë, në atë rajonal e pastaj në atë ndërkombëtarë!
Në diskutime, nënvizva rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitarë, për faktin që asnjë shtet nuk është aq i vetmjaftueshëm sa t’i bëjë ballë efektivisht krizave që kërcënojnë proceset demokratike dhe të drejtat e njeriut.
Një dimension shqetësus u përmend sidomos kërcnimi që paraqet propaganda Ruse, kulturë kjo e cila u tha se ka rrënjë të thella nga kultura e propagandës komuniste, të cilën e trashëgon dhe e shfrytëzon Rusia.
Një element shqetësus u tha se paraqet edhe mungesa e një qasje efikase nga Bashkimi Evropian për të përdorur komunikimin si mjet efikas kundër kësaj propagande.
Deputetët nga Kosova dhe rajoni theksuan që ndonëse janë shënuar disa arritje në fushën e mbrojtjes së vlerave demokratike dhe fuqizimit të gruas në politikë dhe jetën publike, në të gjitha vendet ka probleme strukturore, të cilat nuk mund të tejkalohen pa vullnet politik, pa praktika sikurse mund të jenë buxhetimi gjinor apo politikëbërja me qasje të përfshirjës së tematikës gjinore.
Panelistët dhe deputetët pjesëmarrës theksuan rëndësinë e avancimit të kësaj nisme në një format të përhershëm të fuqizimit të proceseve demokratike, duke përfshirë fuqizimin e gruas në nivel rajonal, duke ofruar mbështetjen e tyre për iniciativën e IPVD-së.
Si udheheqëse e IPVD-së, dëshiroj të falenderoj të gjithë deputetët pjesëmarrës, vecmas deputetët që kanë dhënë kontribut shtesë, duke spikatur kështu në takim cështjet kruciale të sistemit demokratik dhe përkrahjen për ngritjen e rolit të gruas në politikë, në këtë rast falenderoj deputetën Hykmete Bajramin, deputetin Besnik Tahiri, deputetën e njëherit zëvendës ministren nga Shqipëria Pranvera Resulaj e të tjerë, po ashtu do doja të falenderoja znj. Vlora Citaku, znj. Vlora Dumoshi, për përfaqësimin e rolit të gruas në politikë, duke i kontribuar kështu jo vetëm shteteve përkatëse, por edhe rajonit dhe zhvillimit të politikave ndërkombëtare, në dobi të sistemit Demokratik dhe Promovimit të Vlerave Demokratike.
Gjithsesi falenderoj edhe të gjithë deputetet dhe deputetët e tjerë, nga Rajoni, pjesëmarrës në këtë takim.
Njëherit dëshiroj të falenderoj folësit ndërkombëtarë, avokatën e njohur botërisht- Margaret Oëen -ativiste e njohur për të drejtat e gruas, gruaja një shekull e cila është vlerësuar nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, me titullin Oficere e Urdhërit të Perandorisë Britaneze (OBE);
z. Jason Gold kryesues i partisë labouriste -për evropë -tutje Këshilltarë në Institut, pastaj znj. Julie Ëards ish anëtare e Parlamentit Evropian për shumë mandate radhazi, njëhërit anëtare e Partisë Labouriste në Britani të Madhe, me aktivitet politik të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë edhe Kosovën dhe Bosnjën, pastaj Dr. Karen Henderson nga Kanada -profesoreshë e shkencave politike dhe aktiviste e njohur në Kanadë dhe më gjërë dhe së fundi Helen Fotopulos -politologe e zgjedhur pesë herë radhazi si udhëheqëse e Montreal në Kanadë dhe aktive në politikën ndërkombëtare.
Pra e përmbyllim këtë datë, me një sukses të arritur dhe me determinimin për të vazhduar me aktivitetet, në dobi të cështjeve kruaciale që na preokuptojnë jo vetëm ne si shoqëri, por edhe vendet e tjera shumë më të zhvilluara!