IPKO ka reaguar lidhur me zjarrin e mbrëmshëm që përfshiu një depo të kësaj kompanie, duke njoftuar se situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht, falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve të tyre të brendshme.
Nga IPKO është thënë edhe se tani është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po se ata po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
‘‘Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur. Të gjitha operacionet e IPKO-së vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje’’, thuhet mes tjerash në reagimin e IPKO-s.
Reagimi:
Për incidentin në depo të IPKO-së.
Të enjten në mbrëmje, një zjarr shpërtheu në njërën nga depot e IPKO-së. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve tona të brendshme, situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht.
Aktualisht është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur. Të gjitha operacionet e IPKO-së vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje.
E vlerësojmë besimin dhe mirëkuptimin tuaj. IPKO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, sigurisë dhe shërbimit të pandërprerë.