IPKO i sjell të gjitha ndeshjet e fundjavës në IPKO Superligë - Gazeta Express
string(61) "ipko-i-sjell-te-gjitha-ndeshjet-e-fundjaves-ne-ipko-superlige"

Gazeta Express

13/03/2020 16:43

IPKO i sjell të gjitha ndeshjet e fundjavës në IPKO Superligë

Gazeta Express

13/03/2020 16:43

Platforma më e pasur televizive në Kosovë, IPKO edhe këtë fundjavë do t’i transmetojë të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Duke e pasur parasysh se ndeshjet në Premierligë, La Liga e Serie A janë shtyrë, vëmendja e të gjithëve këtë fundjavë do të jetë në kampionatin kosovar të futbollit.

Këtë fundjavë fillon faza e tretë dhe e fundit e garave në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadrat vendëse shihen si favorite për t’i fituar duelet përkatëse në xhiron e 23-të.

Lideri Ballkani do të mundohet t’i kthehet fitores në shtëpi ndaj Drenicës pas humbjes nga Flamurtari në kryeqytet.

Në fitore llogarit edhe ndjekësi kryesor i therandasve, Drita, e cila e pret Flamurtarin.

Mirëpo, Kuqezinjtë shkojnë në Gjilan të motivuar pas fitores ndaj liderit.

Edhe Prishtina shihet si favorite në duel me Ferizajn në kryeqytet të dielën.

Feronikeli nuk pritet të hasë në problem të madh për ta mposhtur Vushtrrinë.

Gjilani po ashtu do të mundohet t’i mbajë të tria pikë në shtëpi pas duelit me Trepçën ’89.

Duhet cekur se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve, në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

IPKO Superliga – Java e 23-të

SSK1 E shtunë 14:00 Llapi – Dukagjini

SSK2 E shtunë 14:00 Drita – Flamurtari

SSK3 E shtunë 14:00 Feronikeli – Vushtrria

SSK1 E diel 14:00 Gjilani – Trepça ‘89

SSK2 E diel 14:00 Ballkani – Drenica

SSK3 E diel 14:00 Prishtina – Ferizaj

Advertisement
Advertisement
Advertisement