IPK: Plagosja e hetuesit nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare - Gazeta Express
string(57) "ipk-plagosja-e-hetuesit-nuk-nderlidhet-me-detyren-zyrtare"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 22:50

IPK: Plagosja e hetuesit nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 22:50

Sonte rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një hetues i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), i cili më pas u dërgua për trajtim mjekësor.

Arbër Beka, zëdhënës në IPK, tha për Gazetën Express se incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.

Konfirmimi i plotë:

IPK ju konfirmon se nê incidentin e raportuar  sot reth orës 21:00  në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së.

Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.

Aktualisht policia dhe Prokuroia kanë filluar  një hetim për zbardhjen e rastit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe ndodhet në kërkim të tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement