IPK del me njoftim për operacionin monitorues për "Vidovdan": Policia e Kosovës ishte profesionale, asnjë parregullësi - Gazeta Express
string(114) "ipk-del-me-njoftim-per-operacionin-monitorues-per-vidovdan-policia-e-kosoves-ishte-profesionale-asnje-parregullesi"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 18:37

IPK del me njoftim për operacionin monitorues për “Vidovdan”: Policia e Kosovës ishte profesionale, asnjë parregullësi

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 18:37

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se sot ka realizuar një operacion monitorues në dy lokacionet kryesore ku janë mbajtur aktivitetet e komunitetit serb me rastin e manifestimit të “Vidovdanit”, në Graçanicë dhe Gazimestan.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ekipet monitoruese të IPK-së kanë qenë të pranishme në terren që nga ora e hershme e mëngjesit dhe gjatë gjithë kohës kanë vëzhguar nga afër mënyrën e menaxhimit të rendit publik dhe zbatimin e planit operativ policor.

“Gjatë monitorimit të zhvilluar në terren, IPK nuk ka identifikuar ndonjë parregullsi apo sjellje të papërshtatshme nga ana e zyrtarëve policorë. Sjellja e përgjithshme e zyrtarëve policorë dhe menaxhimi i situatës në përgjithësi janë vlerësuar si profesionale dhe në përputhje me standardet e sjelljes policore dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

“Në mënyrë të veçantë, IPK vlerëson si të mirë-strukturuar dhe të zbatuar në mënyrë efektive planin operativ të Policisë së Kosovës, i cili ka kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik gjatë gjithë manifestimit”.

IPK-ja shton se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj ligjor në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, duke monitoruar dhe hetuar çdo veprim të mundshëm të paligjshëm ose joprofesional të zyrtarëve policorë, në funksion të llogaridhënies, transparencës dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në Republikën e Kosovës.