IPK arreston një polic të Njësisë Speciale - U kryen edhe bastisje në Vushtrri, në objektin ku jeton ai - Gazeta Express
string(100) "ipk-arreston-nje-polic-te-njesise-speciale-u-kryen-edhe-bastisje-ne-vushtrri-ne-objektin-ku-jeton-ai"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 9:26

IPK arreston një polic të Njësisë Speciale – U kryen edhe bastisje në Vushtrri, në objektin ku jeton ai

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 9:26

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative nën dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri, ku jeton i njëjti.

“IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.