Zakonisht telefonat e kompanisë Apple e humbin vlerën, në momentin që nxirren nga dyqani.
Por, janë disa raste speciale, sikurse ajo e një ankandi në Shtetet e Bashkuara, ku një telefon i pahapur iPhone, i edicionit të parë me memorie 4 gigabajt, është shitur për 190.372 dollarë.
Në atë periudhë nuk janë prodhuar shumë telefona të tillë, duke e bërë atë tejet të veçantë për koleksionuesit e iPhone-ve.
Në garë për ta blerë telefonin në fjalë kanë qenë 28 pjesëmarrës. Telefoni është shitur në ankand rreth 400 herë më shtrenjtë sesa çmimi i tij origjinal.