iOS 14.5 është gati, mund ta shkarkoni - Gazeta Express
string(37) "ios-14-5-eshte-gati-mund-ta-shkarkoni"

AutoTech

Gazeta Express

27/04/2021 1:20

iOS 14.5 është gati, mund ta shkarkoni

AutoTech

Gazeta Express

27/04/2021 1:20

Apple e ka bërë gati versionin 14.5 të iOs për përdoruesit e iPhone që nga sot. Këto janë disa nga të dhënat që duhet ti dini për risitë e fundit nga software i Apple

Poseduesit e iPhone tani mund të kontrollojnë në menynë Settings dhe të fillojnë shkarkimin e përditësimit kryesor të iOs-it. I njohur si iOs 14.5, sistemi i ri operativ i mobilit do të sjell performancat e zakonshme dhe risitë.

Lexo Edhe:

Apple ka përfshirë më shumë se 200 emotikone të reja, një kontroll më strikt të privacisë, aplikacion të ridizajnuar të Podcast, ka ndrequr këshillat për Covid-19 si dhe Face ID, njohjen e fytyrës për ta hapur iPhonen e juaj, transmeton GazetaExpress.  

Apple ka konfirmuar që iOs 14.5 do të jetë në posedim në tërë botën për poseduesit e iPhone kurse kjo është java e parë e lansimit të tij.

Gjatë një prezantimi 60 minutësh, i cili është transmetuar online, Apple ka lajmëruar për një sërë pajisjesh teknologjike, përfshirë iMac të ridizajnuar, një përditësim për iPad Pro që ka më shumë fuqi se një MacBook, një ngjyrë të re për iPhone 12 dhe AirTags.

Për të parë a e keni iOS 14.5 ju duhet të kontrolloni Settings > General > Software Update.

Por, mos u habitni që sa herë Apple bën azhurnimin e sistemit operativ të përditësimeve, mund të mos ju paraqitet ai menjëherë. Me miliona përdorues të iPhone, përditësimi i sistemit të ri operativ nuk mund të ju shfaqet menjëherë, andaj duhet pritur për pak orë. /GazetaExpress/